Kujdes nga këta “vrasës” në bregdetin shqiptar (VIDEO)

Një turiste e huaj, 15 vjeçe humbi jetën dje në brigjet e Jonit, me gjasë e goditur nga një jet ski, drejtuesit i të cilit u largua duke e lënë vajzën nga Rusia të pajetë në det. Ky nuk është një rast i shkëputur dhe as një ngjarje aksidentale. Kjo është kriminale!

Në bregdetin tonë ka vrarës që shëtisin të pashqetësuar…Shihni këto pamjet që janë bërë sot nga Opinion.al në plazhin e Dhërmiut. A nuk mbahet ai si një nga plazhet më të bukura e më të frekuentuara në vend? Aty pushojnë edhe një pjesë e mirë e ministrave apo drejtorëve të rëndësishëm në polici, prokurori, etj.

Shihet qartë se si këta të rinj bëjnë manovra të rrezikshme në det fare pranë kokave të pushuesve. Një devijim i këtij Ski Jet që shihni në video dhe do të kemi pa frike viktimën e radhës shkruan opinion.al

Në çdo vend të botës, motorët e ujit lëvizin 2 km larg bregut dhe kur afrohen duhet të ecin me 4 milje të orë.

A duhet lënë Shqipëria dhe bregdeti ynë në duart e disa individëve të papërgjegjshëm që kanë një motor uji dhe mund të bëjnë çfarë të duan me të?!

Edhe sa shqiptarë dhe pushues duhen të vdesin teksa kanë shkuar për të bërë disa ditë pushime pranë detit.

Pse heshtin institucionet përballë kësa situate alarmante? Ku janë ministri i Brendshëm, Drejtori i Policisë së Shtetit, Kryeprokurori? Pse trajtohen me kaq lehtësi tragjeditë që mund shmangen në këtë vend?

Dhe nje apel i fundit për Kryeministrin: Nëse për tre viktimat në Zvernec kishe justifikimin e plazhit të egër…Ksamili dhe Dhërmiu nuk janë plazhe të egra z. Rama. Ato janë plazhet më të bukura dhe më të frekuentuara ku nuk ka as polici kufitare që ruan detin dhe as vëzhgues në kulla që ruajnë bregdetin.

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.