Nga kjo distancë u krye vrasja masive në Las Vegas (Foto)

”Mandalay Bay” është hoteli, resorti zona e të cilit u shndërrua në vend krimi, pasi një 64 vjeçar qëlloi me automatik duke lënë të vdekur 59 persona në Las Vegas.

Rreth 20 mijë persona ishin pjesë e një koncerti treditor që ishte organizuar, ndërsa përveç viktimave pothuajse 500 të tjerë mbetën të plagosur dhe u nxituan në spitale.

64 vjeçari, Stephen Paddock ishte i vendosur në katin e 32-të të hotelit Mandalay Bay, ndërsa kur policia sulmoi dhomën e tij pak para mesnatës, ai u vra nga një plagë me armë zjarri.

 

Ai la pas 23 armë në sallën e hoteleve, duke përfshirë dy pushkë të montuara, 19 armë në shtëpinë e tij, qindra raunde municioni, dritare të thyera dhe një gjurmë pyetjesh nga anëtarët e familjes dhe fqinjët të cilët janë duke luftuar për të mësuar motivin e këtij akti të tij, transmeton Klan Kosova.

Makina e tij mbeti e parkuar me shërbëtorin e hotelit në të cilin besohet se ai u vendos për banim nga 28 shtatori

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.