Incident: Vali Corleone ndërpret në mes emisionin, për të shkuar në…! (VIDEO

Princ Valentino Corleone është një nga personazhet më kontroversë shqiptarë, i cili sa herë që shfaqet në publik, fiton vëmendje të madhe jo vetëm të njerëzve, por edhe të medieve rozë, shkruan “Syri.net”. Së fundmi ai ishte i ftuar në emisionin “N’Kosovë Show”, ku spikati si zakonisht.

Por gjithashtu regjistroi edhe një incident të paparë kurrë më parë. Ndërsa ishte duke folur, ai ka vendosur ta ndërpresë bisedën, për të shkuar në… me shumë gjasë në banjë.

Moderatori i emisionit, i detyruar nga fakti se Vali thuajse nuk priti miratimin, por ishte ngritur për t’u larguar nga studio, e kuptoi dhe e mori shumë shpejt nën kontroll situatën, duke kërkuar për të dërguar në transmetim marketingun, bën të ditur “Syri.net”.

Por ajo që bëri Princ Vali Corleone, është vërtet e rrallë dhe ju për të shuar kuriozitetin tuaj, mund ta shikoni në videon e mëposhtme.

 

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s’kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.