Ja çfarë do t’iu bënte njerëzve udhëtimi në Mars

Një grup njerëzish i kanë kaluar plot tetë muaj në një ishull të largët për të gjetur se çfarë do t’iu bënte atyre udhëtimi në Mars.

Ata e kanë simuluar një mision në Mars në ishullin Honolulu, Hawaii, transmeton Express.

Ata morën pjesë në një studim për ndikimet psikologjike të një misioni të gjatë në hapësirë. NASA-s i nevojitet kjo informatë për planin e saj për t’i dërguar njerëzit në Mars nga viti 2030.

“Ky është misioni ynë i pestë. Kemi mësuar shumë gjatë këtyre pesë misioneve. Kemi mësuar se konflikti, madje edhe në ekipet më të mira, do të shpërthejë. Prandaj, ajo që është më rëndësi është se të kesh një ekip që e merr veten shpejt si individë dhe si grup dhe që është në gjendje ta shohë konfliktin dhe të dalë nga ai”, ka thënë Kim Binsted, hulumtuese në Universitetin e Hawaii.

Një udhëtim në Mars do të marrë 2.5 deri në 3 vjet kohë, prandaj të kalosh mirë është thelbësore.

Gjatë misionit ekipi ka luajtur lojëra për ta matur pajtueshmërinë e tyre dhe nivelet e stresit.

Ata gjeten një analogji të habitshme për të mbijetuar në hapësirë.

“Mbani mend se sistemet e tualeteve po ashtu janë sistem dhe janë sistem i gjallë. Prandaj, qëndroni të balancuar me to dhe lejoni t’iu flasin. Nëse iu vije një erë e caktuar apo veprojnë në një mënyrë të caktuar, atëherë po tentojnë t’iu thonë diçka, prandaj dëgjojini”, ka thënë Ansley Barnard, inxhiniere  në Misionin 5 “HI-SEAS”.



Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.