Lajmet e Fundit:

15:09 | Emrat e të akuzuarve për krime lufte, vetëm pas themelimit të Gjykatës Speciale- Prokurori amerikan Clint Williamson i cili për tri vjet ka hetuar mbi raportin e senatorit Dick...11:04 | Lavdrim Muhaxheri ka vdekur, dëshmi me foto? (+18)- Lajmi për vrasjen e Lavdrim Muhaxherit u tha se nuk është i vërtet, mirëpo...09:37 | Nuk është mirë që Lista Serbe ta përcaktojë qeverinë e ardhshme - Ambasadori britanik në Kosovë, Ian Cliff, ka thënë se nuk do të ishte...09:34 | Shpendi po punon plogësht, të zhgënjyer me punën e tij - Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në...09:29 | Po hetohen zyrtarët me pasuri të dyshimtë - Prokuroria Themelore e Prizrenit, këtë vit ka ngritur akuzë për deklarimin e...00:29 | Facebook ka problem, s’po bën “chat”-i- Rrjeti më i madh social në botë, Facebook, sonte fiks pas orës 24, ka probleme...00:01 | Çmimi Cineuropa për filmin “Tri dritare dhe një varje”- Çmimi i ndarë për ekipin e filmit është pranuar nga dy aktorët...23:42 | Angela Martini prezanton të dashurin e ri - Pas pushimeve të kaluara së bashku në Ibiza, modelja Angela Martini dhe...23:26 | Reus ne Real Madrid- Menaxheri i FIFA-s, Francois Gallardo ka bërë të ditur se Real Madrid ka arritur...22:27 | Kushtetuesja la vetëm një mundësi, zgjedhjet e reja - Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, duke komentuar vendimin e...15:05 | Gjyqtari amerikan përgatiti rrëzimin e Isa Mustafës- Gjyqtari amerikan, Robert Carolan, i cili nuk ishte pajtuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese...14:56 | PDK: Vendimi, vendosje e kushtetutshmërisë dhe respektim i vullnetit të popullit- Përmes një komunikate, Partia Demokratike e Kosovës ka mirëpritur vendim e...14:31 | Zyrtare: Gani Geci ne EULEX- I dyshuari për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit, Gani Geci i është dorëzuar...14:24 | Kryetari Lexhendar: A ta dërgojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese në Gjykatë Kushtetuese?- Kryetari Lexhendar Visar Arifaj ka dhënë një propozim interesant për ta vazhduar...14:04 | Ekspertja e LDK-së që ‘rrëzoi’ dy kryetarët e partisë- Ka gati katër vjet që Vjosa Osmani, femra më e votuar në Lidhjen Demokratike...

Dhuna ndaj femrës në nivel alarmant

17.09.2012 22:35

 

 

Ministria e Integrimit Evropian organizoi takimin me grupin punues sektorial të qeverisjes në fushën e barazisë gjinore. Të pranishëm ishin, përveç anëtarëve të grupit punues, edhe Ambasadorja Amerikanë Kosovë znj. Tracey Jacobson, udhëheqësi i sektorit politik, ekonomik dhe atij për integrim Evropian në zyrën e BE-së në Kosovë, Thomas Gnocchi si dhe Teuta Sahatçija, kryetare e Grupit të Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës.
Gjatë takimit, kryesuesja e takimit, Ministrja Çitaku tha se çështja e barazisë gjinore në Kosovë vazhdon të jetë sfiduese, duke pasur parasysh se në shoqërinë tonë dhuna në familje – kryesisht ndaj grave dhe vajzave - mbetet problem shoqëror në nivel mjaft alarmant. Për më shumë, shtoi ajo, pavarësia ekonomike e grave, përfshirja e tyre në trashegiminë familjare, përfshirja e grave në politikë dhe vendimmarrje mbeten cështje të cilat kërkojnë dedikim të vazhdueshëm nga të gjithë aktorët relevantë.

Fokusi i këtij takimi ishte prezantimi i aktiviteteve të donatorëve të implementuara në fushën e barazisë gjinore. Gjithashtu, u diskutuan edhe për prioritetet dhe planet afatmesme të Qeverisë së Kosovës; reflektimit të asistencës së jashtme në këto prioritete dhe plane me qëllim të harmonizimit të ndihmës së jashtme në fushën e barazisë gjinore, me prioritetet e Qeverisë së Kosovës.

Gjatë takimit, pjesëmarresit u dakorduan per pergatitjen e nje pasqyre te asistences se huaj te donatoreve ne Kosove brenda sektorit te barazise gjinore. Ky dokumnet pastaj do te jete dokument diskutues per takimin e dyte ne fushen e barazise gjinore.(RTK)

 

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s’kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.

Na ndiqni në