Arrestohet një i dyshuar për vrasjen në Mitrovicë

Është arrestuar një person nën dyshimin e kryerjes së vrasjes në afërsi të gjimanzit “Frang Bardhi” në Mitrovicë, raporton Gazeta Metro.

Këtë e ka konfirmuar për Metron, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Është arrestuar një person nën cilësinë e të dyshuarit për vrasjen e sotme, dhe i njejti po mbahet në polici”, ka thënë Zahiti.

Tutje, Zahiti ka thënë se është sekuestruar edhe një armë, me të cilën dyshohet se është kryer vepra./Gazeta Metro

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.