Muzikë në "kupë të qiellit" - Inspektorati s'e prek lokalin e Ylli Hoxhës dhe Veton Surroit

Lokalet e natës në Prishtinë nuk po lejohen që pas orës 00:00 pasmesnate të lëshojnë muzikë.  Mirëpo, njëjtë nuk po ndodhë edhe në pronën e njërit prej zyrtarit të Lëvizjes “Vetëvendosje”.

Në “Taverna Dardha”, pronë e asamblistit të LVV-së, Ylli Hoxha, nuk është ndaluar muzika ndonëse një gjë e tillë nuk lejohet me ligj. Kjo vërtetohet edhe në videon më poshtë e cila është siguruar nga “Indeksonline” .

Përpos Hoxhës, bashkëpronar i këtij lokali po del të jetë edhe publicisti Veton Surroi, kështu të paktën është e shkruar në faqen e Agjencisë Kosovare për Regjistrimin e Bizneseve.
 

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.