Haradinaj për seancën e 3 gushtit: Nuk do të humbim kohë për formimin e qeverisë

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, pasi ka dhënë nënshkrimin e tij për t\'u regjistruar si deputet i Kuvendit të Kosovës për legjislaturën e ardhshme, ka thënë se nuk do të humbet shumë kohë dhe qeveria do të formohet.
Haradinaj ka thënë se besimi i zgjedhur i qytetarëve i obligon të gjithë që të vazhdohet me punë deri në formimin e institucioneve të vendit.

“Sot i uroj ata që janë zgjedhur për herë të parë. Besimi i zgjedhur i qytetarëve i obligon të gjithë dhe do të vazhdojmë me punë. Me rëndësi që e kemi të caktuar ditën e seancës, atë ditë do të procedojmë në bazë të rendit të ditës. Me sa e di unë në rend të ditës do të jetë zgjedhja e Kryetarit dhe Kryesisë, besoj shumë që nuk do të humbim kohë e do pasojmë me Qeverinë”, ka thënë ai. 

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.