Qeveria sot merr vendim për qentë endacakë

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë sot në Kuvend se sot do të merret një vendim konkret  për qentë endacakë, transmeton gazetametronet.

“Kam dëgjuar shqetësimin për kyçjen në drejtësi, disa shqetësime tjera të gjuhës fyese, pastaj shqetësimin e qenëve endacakë. Këtë temën e fundit do të marrim vendim me vepru, me e pa si ndodhë veprimi në Qeveri, nuk e kam të saktë se si, por do të vazhdojmë”, ka thënë ai.

Ndërsa, ishte deputeti i Nisma për Kosovën, Bilall Sherifi,i cili sot gjatë seancës ka shprehur shqetësimin për mossigurimin e fëmijëve dhe njerëzve të moshuar në një kohë ku janë shumuar qentë endacak.

Sherifi thotë se nuk është e udhës që u është lënë në përgjegjësi të komunave kjo çështje, për shkak se siç tha ai, kanë kapacitete të vogla buxhetore që të merren me këtë problem.

Ai thotë se është Qeveria e Kosovës dhe Kuvendi ata të cilët duhet të merren seriozisht me trajtimin e këtij problemi, para se të ndodhë ndonjë fatkeqësi me pasoja fatale.

Ndryshe, ga prezenca e qenve endacakë në qytete të ndryshme të vendit pësuan fëmijë e të rritur./gazetametro.net

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.