Tahiri njofton për një hap të tij në luftën kundër korrupsionit

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka njoftuar Qeveria e Kosovës e ka miratuar sot Projektligjin për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik.



Ky projektligj tash do të shkojë në Kuvend, dhe konsiderohet një prej ligjeve të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit. Ministri Tahiri thekson se ky është një hap i rëndësishëm për të ndaluar veprimet kundër-ligjore të zyrtarëve shtetërorë.

“Sot propozova para Qeverisë, projektligjin për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik. Ky është një hap më tutje për t’i dhënë përgjigjen e duhur nevojës për të kufizuar dhe ndaluar veprimet dhe interesat private të zyrtarëve, gjatë ushtrimit dhe pas mbarimit të detyrës në një funksion publik. Përcaktimi i qartë i situatave të konfliktit të interesit dhe parandalimit të tij, përbën qëllimin thelbësor të këtij projektligji. Angazhimi im kundër korrupsionit në të gjitha format e prezencës së tij, s’do ketë kompromis. Shteti i së Drejtës s’ka qenë kurrë më afër. Për këtë, do punoj pareshtur”, ka shkruar ai.

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.