Lajmet e Fundit:

18:38 | Misteri më i madh i futbollit do të zgjidhet: Shkencëtarët po e studiojnë golin e Carlosit!- Goli që Roberto Carlos shënoi në vitin 1997, në një ndeshje miqësore...18:06 | Pamje tmerri të Shkodrës së vitit 1912 - VIDEO- Këto çka do të shihni janë pamje tmerri të Shkodrës në prillin...17:43 | Ibishi në LDK: Nëse më japin ndonjë post e pranoj - Nuredin Ibishi, ekspertë i sigurisë, deri tani i angazhuar në shoqërinë...17:05 | Pakistan, biblioteka e shkollës islame merr emrin “Bin Laden” - Një seminar islamik për gratë në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, ka...15:59 | Paralajmërimet për sulme nga islamistët në Kosovë. Policia: Kemi marrë masa- Në Policinë e Kosovës thonë se janë marrë masa të nevojshme...15:49 | Adoleshenti nëna e të cilit është prostitutë, në trajnim te Man United - FOTO- Adoleshenti, djalë i një punëtore të seksit që u rrit në lagjet e...14:53 | Kosova ka treg për kulturat e reja bujqësore- Me ofrimin e këshillave bujqësore dhe mbështetjes financiare, fermerët...14:43 | Ashton i kthen përgjigje Jahjagës- Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme,...14:39 | Nesër përvjetori i marrëveshjes ‘historike’ Kosovë – Serbi - Nesër bëhen një vit nga nënshkrimi i Traktatit të Brukselit, të...14:24 | Dramë në New York: Treni kalon mbi njeriun e shtrirë mbi shina – VIDEO- Një tren në New York, dhjetorin e kaluar kaloi mbi një burrë, i cili edhe pas...13:58 | Shkenca, enigma evolucionare e homoseksualitetit- Disa mendojnë se homoseksualiteti mes njerëzve është si pasojë e një...13:53 | Facebook do të shuhet në vitin 2017?- Ashtu sikurse çdo epidemi qe ka piku-n e saj, dhe me pas vjen shuarja, edhe Facebook se...13:33 | Myslimanë që vallëzojnë me këngën “Happy”: por ka myslimanë që po pyesin: Është hallall?- Ka vetëm dy ditë që është hedhur në youtube një video e...13:21 | Nasa zbulon planetin e ngjashëm me tokën- NASA ka njoftuar zbulimin e një planeti të banueshëm në orbitë që...13:15 | Shoferja e parë femër e autobusëve në Shqipëri, përplaset dy herë ditën e parë të punës- Berati dje ka pas nderin që të ketë për të parën herë një...

Veç me LDK’në

30.03.2013 08:28

 

 

Ramush Haradinaj bëri mirë që e provoi të bëhet Kryeministër përmes PDK’së. Pazari u prish edhe për shkak të emrave të ministrave. Por, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës duhet të merr pushtetin bashkë me LDK’në. Jam për koalicion parazgjedhor me ish-partinë time. Sekretari Organizativ i AAK’së, Blerim Kuçi flet për Express.

EXPRESS: PSE KENI VENDOSUR TË MOS KANDIDONI MË PËR KRYETAR TË KOMUNËS SË THERANDËS?

Blerim Kuçi: Vendimin nuk e kam marrë tash. Vendimi im ka qenë qysh në fushatën e vitit 2009. Bile edhe para kësaj fushate. Në momentin kur jam kandiduar nga AAK si kandidat për Kryetar të Therandës, atëherë unë kam thënë se do të jem vetëm një mandat. E njoh mirë punën e komunës. I kam njohur edhe ish-kolegët e mi, të ndjerin Ukë Bytyqi, edhe Sali Asllanaj. I di punët e tyre, i njoh vështirësitë që kanë pasur. Është shumë vështirë të jesh dy mandate kryetar në Kosovë. E para, është gati e pamundshme për të kryer një punë kualitative, edhe më çudit edhe ajo gara për dy mandate te shumë kryetarë komunash. Në qoftë se punohet ashtu siç duhet dhe ka përkushtim të madh mjafton një mandat.

EXPRESS: HAPIN E PARË DREJT LARGIMIT NGA THERANDA E KENI BËRË, NUK KENI KANDIDUAR AS PËR KRYETAR TË AAK’SË NË KËTË QYTET. KU SYNONI TË POZICIONOHENI NË ALEANCË?

Blerim Kuçi: E, para unë jam Kryetar Nëndege të AAK’së në Degën e AAK’së në Therandë. Pse Kryetar Nëndege? Sepse, unë edhe pas mandatit tim do të ketë probleme me ujin, me mbeturinat, me punësim, në shëndetësi, në arsim dhe nuk do të jenë qytetarët rehat. Dhe, unë do të përkujdesem për ata që do të jem afër për t’i treguar hallet e tyre te udhëheqja e re e komunës. Kjo është arsye pse unë udhëheq një Nëndegë, në mënyrë që ata që e kam afër, me ata që bashkëjetoj në komunën tonë të kujdesem edhe për ta në mënyrë zyrtare. Pse jo Kryetar Dege? Mendoj se Kryetari i Degës duhet të jetë edhe kandidat për Kryetar Komune. Sepse ai duhet të jetë më i përkushtuar, duhet të përkujdeset edhe për krijimin e strukturave dhe është një parapërgatitje për të ardhur në pushtet. Ai duhet të njohë këto struktura, duhet të komunikojë me këto struktura, duhet t’i sheh hallet e atyre strukturave e pastaj kur të jetë Kryetar komuna e ka më të lehtë të vijë deri te stafi i tij politikë.

EXPRESS: PO NË ALEANCË KU SYNONI TË POZICIONOHENI?

Blerim Kuçi: Në AAK synojë të jem afër aq sa i duhem z. Ramush Haradinaj. Jo në pozita qeverisëse, por anëtar i partisë për çështje organizative ose për të udhëhequr një sektor të caktuar brenda partisë. Dëshira ime është që të punohet më shumë me të rinjtë. Të gjithë shkojnë pas të rinjve për të fituar vota prej tyre, por jo edhe për t’i përkrahur. Edhe Vetëvendosje e cila ka një përkrahje prej të rinjve assesi nuk bën asgjë për të rinjtë. Edhe partitë tjera i shfrytëzojnë të rinjtë për t’ua marrë votën e jo për t’i aftësuar ata që nesër të udhëheqin shtetin. Në Aleancë një detyrë të tillë e kisha pranuar vetëm me të rinjtë e AAK’së. Besoj se do të jem anëtar i Kryesisë së AAK’së, por jo më shumë. Pra, do të jem afër z. Haradinaj për aq sa ka në nevojë për mua.

EXPRESS: CILAT KANË QENË PRITJET E JUAJA PËR RAMUSH HARADINAJN PAS KTHIMIT SI I PAFAJSHËM NGA HAGA NË KOSOVË?

Blerim Kuçi: Këtu mund të ndryshojë pak me opinionet që kanë lëvizur ngapak edhe para ardhjes, kur ka ardhur si dhe procesi i mëtejshëm deri sot. Pse ka lëvizur është një temë tjetër. Por, mendimi im për z. Haradinaj nuk ka lëvizur aspak. Mendoj se për fat keq është kështu se është i vetmja shpresë për të qenë në krye të Qeverisë. Janë ato ‘tri ditë’ e z. Haradinaj që në qoftë se i shtyjmë shumë i kalon edhe atij afati për të dhënë një kontribut më të madh për Kosovën. Edhe po të dilja jashtë partisë, unë e kisha pas, mendimin e mirë që z. Haradinaj duhet me qenë në krye të Qeverisë të ardhshme në Kosovë. Sepse neve na duhet pak normalitet në Kosovë. Na duhet një zhvillim i përshpejtuar ekonomik, të cilin mund ta bëjë Lideri i AAK’së. Na duhet institucione që dikush vendos demokracinë. Jo vetëm të flitet për demokracinë, por duhet të ketë njeri që e funksionalizon demokracinë në shtetin tonë.

EXPRESS: A E ZGJODHI Z. HARADINAJ RRUGËN MË TË MIRË PËR TË ARDHUR NË POSTIN E KRYEMINISTRIT?

Blerim Kuçi: Edhe këtu e kam mendimin tim dhe nuk na mbetet merak se e ka provu. Ka qenë një shans i mirë. Sa kam qenë në rrjedha, si Sekretar Organizativ dhe anëtar i Kryesisë nuk kam qenë kundër kësaj. Iu kam ikur mediave për ta thënë se jam kundër ose pro dhe tash pasi ka përfunduar jo me sukses kjo çështje: Unë jam kanë për arsye se Kosova nuk ka kohë për të humbur për të qenë z. Haradinaj Kryeministër i Kosovës. Sa kish fitu AAK’ja, sa kish humb PDK’ja nuk e di, por e di se kish fitu shumë Kosova.

EXPRESS: A ËSHTË DJEGUR POLITIKISHT RAMUSH HARADINAJ ME FATIN SE IU AFRUA NJË PARTIE, PËR TË CILËN KA THËNË SE PO I BËN DËM KOSOVËS?

Blerim Kuçi: Në qoftë se dikush ofrohet për të dhënë një kontribut dhe besoj se z. Haradinaj është i gatshëm për të dhënë kontribut, normalisht duhet të kesh një emër të mirë dhe ai e ka këtë emër. Nuk kam çka me fol më kontributin e tij, për familjen e tij. Ai ka qenë i gatshëm të jep një kontribut që ka qenë për të mirën e Kosovës. Unë mendoj se nuk është djegur politikisht përkundrazi ka qenë një shans, ai është ofruar, edhe pse ka pasur paralajmërime që në këtë proces mundet me u amortizu fuqia e tij në atë kohë që ka pasur. E adhuroj një fuqi që ka stabilitet dhe këtë e ka AAK’ja, e cila po shkon drejt rritjes. Megjithatë edhe forma e bisedimeve qysh ka qenë me PDK’në, mendoj se nuk e ka djegur sepse ka qenë një shans. Kosova ka humbur shumë pse Ramush Haradinaj nuk është Kryeministër. Sa më shumë ditë që humben, nuk humb Ramush Haradinaj, por humb Kosova.

EXPRESS: NUK JANË THYER PARIMET POLITIKE KUR RAMUSH HARADINAJ VENDOSI T’IA SHTRIJ DORËN LIDERIT TË PDK’SË, HASHIM THAÇI?

Blerim Kuçi: Si do të quhej Qeveria po të ishte Ramush Haradinaj në krye. Do të quhej Qeveria Haradinaj.

EXPRESS: POR, ME SHUMICËN E MINISTRAVE TË PDK’SË

Blerim Kuçi: Ata që kanë qenë në Qeveri janë të vetëdijshëm që shumë pak varet prej Ministrave çka varet prej Kryeministrit, i cili i ka politikat e veta. Ramush Haradinaj ka fuqi dhe e ka profilin të ketë nën kontroll çfarëdo profili të Ministrave. Me PDK’në është folur edhe për emrat e Ministrave, të cilët do të duhej të ishin në përputhje me politikat e z. Haradinaj. Ndoshta është njëri prej atyre pikave që ka dështuar ky proces janë edhe emrat e kabinetit qeveritar. Me z. Haradinaj nuk do të mund të ishte gjithkush në kabinetin qeveritar. Ka pasur të bëjë edhe me emrat, të cilët nuk kanë pasur qejf të kenë Kryeministër z. Haradinaj. E kanë ditur se të kesh z. Haradinaj Kryeministër duhet punë dhe duhet të shkosh në vijën e tij.

EXPRESS: KUSH JANË ATA EMRA TË CILËT NUK DO TË MUND TË ISHIN PJESË E QEVERISË?

Blerim Kuçi: Po i di, por nuk ka mundësi t’i them. Nuk është e arsyeshme të shprehem për diçka që ka kaluar. I di emrat sa duhet t’i dijë një strukturë e Aleancës.

EXPRESS: U PA SE AAK PO E SYNON PUSHTETIN PËRMES PDK’SË. QYSH DO TË DUHEJ TË VINTE PARTIA E HARADINAJT NË QEVERISJE?

Blerim Kuçi: Mendimi im është se AAK duhet të vijë në pushtet bashkë me LDK’në si pjesë e një koncepti pak a shumë të djathtë. Për fat të mirë që AAK e ka dhënë atë frymën e djathtë më shumë sesa partitë tjera dhe mendoj se Aleanca duhet ta forcojë këtë koncept. Nëse flasim për një bllok të djathtë, atëherë mendoj se AAK duhet t’i prijë këtij blloku. Shkojmë me LDK’së sepse njihemi dhe kemi funksionuar edhe më herët. Ndoshta edhe pse kam qenë në LDK dhe kam qejf me pas afërsi me LDK’në.

EXPRESS: MEGJITHËKËTË KOHËVE TË FUNDIT KA NJË FTOHJE TË RAPORTEVE AAK-LDK?

Blerim Kuçi: Ka ftohje në kuptimin se është një garë më e madhe në këtë pjesë. Dhe, jo rastësisht erdh dhe z. Thaçi dhe u përfshi te të djathtit për shkak të votuesve në anën e jo për shkak të bindjeve. Partia e tij ka marrë pjesë nëpër Kongreset e Partive Socialiste të Europës. Z. Thaçi dhe të tjerët që i njoh e kanë në shpirt Enver Hoxhën. Nuk ka kuptim të jetë një parti e qendrës së djathtë kur i kemi të njohura të gjitha këto elemente. Ka qenë një tendencë e PDK’së për të prishur ekuilibrin e anës së djathtë të spektrit politikë në Kosovë.

EXPRESS: A DUHET TË BËJË AAK KOALICION PARAZGJEDHOR ME LDK’NË MEQË PO THONI SE BASHKË ME TA MUND TË RIKTHEHENI NË PUSHTET?

Blerim Kuçi: Unë jam adhurues i asaj që duhet të bëhet koalicioni parazgjedhor, jo paszgjedhor.

EXPRESS: SA KENI PUNUAR NË KËTË DREJTIM?

Blerim Kuçi: Ne nuk jemi shumë përjashtues në këtë punë. Nuk kemi punuar me ndonjë hap të madh dhe shumë konkret, por jemi duke punuar në këtë drejtim.

EXPRESS: CILI ËSHTË QËNDRIMI I AAK’SË PËRKATËSISHT I RAMUSH HARADINAJT PËR KËTË IDE TUAJËN?

Blerim Kuçi: Edhe qëndrimi i Kryetarit është që jemi më afër LDK’së, por edhe pjesës së LDD’së dhe partive tjera jo parlamentare për shkak të djathtës. Ramush Haradinaj dhe partia e tij AAK në shumë aspekte është më afër me LDK’në.

EXPRESS: SA ËSHTË I MUNDSHËM NJË KOALICION I TILLË?

Blerim Kuçi: Sa është e mundshme është një pikëpyetje. Do të shihet sa është e mundshme.

EXPRESS: MEQË PO E PËRMENDNI LDK’SË, A KENI MENDUAR TË RIKTHEHENI NË KËTË PARTI?

Blerim Kuçi: Jo, jo, jo. Unë kam njohur shumë personalitet të LDK’së. Kam dhe kam pasur shok e miq edhe ata që sot janë në pozitë, edhe ata që sot nuk janë. Nuk njoh personalitet që ka energji kaq pozitive sa Ramush Haradinaj. Unë kam me tentu çdoherë me aq sa kam mundësi me kriju një koalicion i djathtë AAK-LDK. Por, ndonjëherë mundësitë e dëshirat kundërshtohen, edhe pse unë e shoh një mundësi reale. E di që nuk është e lehtë, pasi kur të vihet te çështjet konkrete është shumë vështirë. Në terren do të jetë edhe më vështirë – se si do të koordinohemi në Gjilan, në Pejë.... Këto çështje nuk janë të thjeshta, por janë të realizueshme.

EXPRESS: A KENI PASUR FTESË TË RIKTHEHENI NË LDK?

Blerim Kuçi: Ka kaluar ajo kohë dhe LDK e di që unë jam i mishëruar me AAK’në. E sheh një mundësi të komunikimit të përbashkët veçanërisht kur je me një bllok të tillë. Prej fillimit kur kam kaluar në AAK kam dhënë një kontribut sa kam pasur mundësi të luaj rolin që është në harmoni edhe me vizionin e Kryetarit të AAK’së. Por, po them se ndonjëherë dëshirat dhe mundësitë ndryshojnë.
 

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s’kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.

Na ndiqni në