Shtetasi i Kosovës kapet me 440 telefona në Aeroportin e Shkupit – vlera 60 mijë dollarë

 

 

Doganierët e aeroportit të Shkupit, në një aksion të koordinuar me Ministrinë e Punëve të Brendshme kanë penguar kontrabandimin e 440 telefonave celularë. Telefonat ka qenë duke i bartur një shtetas i Kosovës nga Stambolli. Në bagazhin e tij ka pasur 440 telefona celularë, prej të cilëve 242 telefona të tipit NOKIA – 101, nuk janë paraqitur fare në dokumentet e nevojshme të doganës, ndërsa për 198 telefonat tjerë, ekziston dyshimi se është bërë shkelje e të drejtës së pronësisë intelektuale.

Vlera e paraqitur e telefonave celularë është rreth 11 mijë dollarë, por nëse do të shiteshin sikur origjinal, vlera do të arrinte rreth 60 mijë dollarë.
 

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s’kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.