Lajmet e Fundit:

15:43 | Ramadan Zejnullahu rektor i UP-se- Rektori i ri i UP’së, Ramadan Zejnullahu, aktualisht, profesor ordinar, prej vitit 1980...15:33 | Cilat ishin fjalët më trendi në Kosovë në këto tre muaj? - Ka tre muaj që Kosova ka hyrë në situata të paqarta që prej datës 10...11:40 | Dr.Vampiri është lokalizuar në Amsterdam, njoftohet edhe EULEX? - Zyra e Prokurorisë serbe për Krime të Luftës ka lokalizuar vendndodhjen e mjekut...11:33 | Shpendi e merr zëdhënësin e përjashtuar- Asnjë parti më shumë se Lëvizja Vetëvendosje nuk flet për...10:49 | Çfarë po flet Thaçi?! Ne nuk nënshkruajmë marrëveshje të paqes me Kosovën- Ministri i Jashtëm dhe zëvendëskryeministri serb, Ivica Daçiq23:30 | Fotografia e vogëlushit kosovar me 7 fëmijë me ngjyrë ka ngjallur reagime raciste në Francë- Megjithëse fotografia në shikim të parë duket si një fotografi e pafajshme,...22:48 | Pse në mëngjes peshoni më pak se në mbrëmje?- A e keni vërejtur ndonjëherë se në mbrëmje keni peshuar me shumë e...22:35 | Giffoni: Nuk isha në dijeni për skandalin e vizave në Kosovë- Ish-Ambasadori italian në Kosovë, Michael Giffoni, ka dërguar një reagim në...22:30 | A kanë gjermanët një Plan Marshall për Shqipërinë?- Një gjerman e ka mbretëruar Shqipërinë në një përkohësi...22:23 | Kur Shqipëria ishte mike e Maos- Sot Shqipëria është njëfarë kushëriri më i varfër i...22:18 | Hungari, me helikopterë kundër emigrantëve kosovarë - Hapja e bazës së helikopterëve Bashkbod në jug të Hungarisë...22:17 | Tifozët mund të fitojnë një veturë në miqësoren Kosova-Omani- Organizatorët e ndeshjes miqësore Kosova-Omani kanë menduar edhe për...21:54 | Pamjet se si vidhet Banka e Shqipërisë! (Video)- Televizioni informativ A1 REPORT siguron pamjet ekskluzive nga vjedhja e 713 milionë...21:29 | Politikanët aktual po e qojnë vetën ne histori - e po e sjellin një elitë të re politike- Publicisti Milazim Krasniqi ka thënë se politikanët e Kosovës me këtë...21:14 | Përveç shpërblimeve nga shteti, Majlinda mori edhe mijëra dollarë nga organizatorët e Kampionatit - Majlinda Kelmendi, xhudistja me e mirë në botë në kategorinë 52 kilogram...

MI e jep 500 mijë euro më shtrenjtë tenderin për mirëmbajtje të Rrugës së Kombit

08.08.2012 12:49

 

 

Ministria e Infrastrukturës më në fund ka përzgjedhur kompaninë e cila do të mirëmbajë autostradën Morinë-Merdare. Kompania e përzgjedhur është “Famis &Co” nga Suhareka. Ajo e ka fituar këtë tender edhe pse ka qenë për gjysmë milioni euro më e shtrejtë se tre ofertues tjerë. Edhe pse kjo kompani në disa raste nuk është treguar e përgjegjshme në kryerjen e punëve të saj, sikur rasti i ndërtimit të urave në Komoran, ajo prapë del të jetë e preferuar nga Ministria e Infrastrukturës.
Ministria e Infrastrukturës, që drejtohet nga Fehmi Mujota, nuk e ka kursyer fort xhepin në tenderin për mirëmbajtjen e autostradës Morinë-Merdarë. Ndonëse në tender kishte kompani më të lira, Ministria e Infrastrukturës, ka zgjedhur që tenderin t’ia japë kompanisë “Famis &Co”, nga Suhareka, me vlerë prej 2 milionë e 597 mijë euro. Në konkurrencë ishin edhe tri kompani me ofertë më ofertë më të ulët se sa fituesja. Gjithsejtë në tender kanë konkurruar 12 kompani.
“Reporteri.net” ka siguruar dokumente në të cilat figurojnë të gjitha kompanitë konkurruese me emra dhe çmimet të ofruara.  Në ketë listë shihet qartë se ka pasur kompani në garë, që kanë ofruar çmim më të lirë se sa kompania fituese, për afro 600 mijë euro.
“Reporteri.net” po ashtu ka siguruar edhe raportin e parashtesës se ankesave të dy kompanive në Organin Shqyrtues te Prokurimit.  Ankesa për këtë tender kishin bërë kompania “Arbotec” dhe “Victoria Invest INT”. Të dy kompanitë kanë qenë më të lira në garë, dhe në ankesë kanë treguar se janë eliminuar nga gara pa asnjë bazë. Mirëpo, edhe përkundër faktit se kanë qenë më të lira në garë dhe i kanë plotësuar të gjitha kushtet, OSHP-ja ka vendosur kundër tyre. Në ekspertizën e ekspertit shqyrtues thuhet se edhe pse kompania “Famis Co”,  është më e shtrenjtë, japim leje Ministrisë së Infrastrukturës të vazhdojë më tenderin. Me tutje në këtë raportohen thuhet se vetëm katër kompani kanë qenë te përgjegjshme kurse tetë tjera të papërgjegjshme.
“Reporteri.net” ka siguruar edhe dy letra të shkëmbyera mes Ministrisë se Infrastrukturës dhe kompanisë “ Arbotec”. Këto letra kanë të bëjnë me eliminimin e kësaj kompanie nga gara dhe njoftimin që MI i ka bërë kësaj kompanie. Në arsyetimin e eliminimit që i është dërguar kompanisë nuk figuron emri i asnjë zyrtari të ministrisë, por vetëm emri i Ministrisë.  Me ketë e-mal nuk është pajtuar kompania ankuese dhe i ka shkruar Ministrisë duke i thënë se arsyet e eliminimit nuk janë të nënshkruara nga asnjë zyrtar i prokurimit dhe zyrtarë të tjerë të ministrisë. Dhe kjo letër sipas tyre është e pa vlerë.
Tenderi për mirëmbajte të Autostradës Ministrisë së Infrastrukturës i kishte dështuar disa herë, duke lenë pa mirëmbajtje autostradën për rreth një vit. 
 
"Dashuria" për “Famis Co”.
 
Ministria e Infrastrukturës vazhdimisht e ka “shpërblyer” me tenderë të ndryshëm kompaninë “Famis Co”. Kjo kompani deri tani ka marr miliona euro nga MI. Vetëm gjatë këtij viti ka marr dy tenderë për mirëmbajte të rrugëve. Njërin për mirëmbajte regjionalët në Prizren në vlerë prej 1.229 milionë eurove, kurse, tenderin për mirëmbajte te autostradës në vlerë prej 2. 597 milionë eurove. Kjo kompani ka marrë tender nga MI edhe në ndërtimin e urave në fshatin Komaran, të cilat ura tani e disa vite nuk po përfundojnë. Por, Ministria e Infrastrukturës gjatë këtij viti për shkak se i kishte dhënë një tender kompanisë “Famis CO” në mënyrë jo të rregullt, ishte ballafaquar me tri kompani ndërtimore. Tenderin “Sanimi i rrugës Regjionale, segmenti Klinë-Burojë” në vlerë prej mbi 2 milionë euro, MIT-ja e kishte “rezervuar” për kompaninë “Famis Co”. Por, Organi Shqyrtues i Prokurimit INSERT INTO `article_details` VALUES (OSHP); këtë tender e kishte  kthyer në rivlerësim pas ankesave që ka marrë nga tri kompani, pasi ishte vërtetuar se Ministria e  Fehmi Mujotës kishte bërë shkelje të nenit 59 dhe 60 të Ligjit të Prokurimit Publik, gjatë procesit të vlerësimit të ofertave.
 
Kompanitë konkurruese
 
Rsm +Papenburg ARD, Ferizaj me 3.359,187.39 euro

Bejta Comerce+ Shkoza Fo7, Gjilan-Prishtinë me 4.118,475.60 euro

Conex Group+Liria Trade, Prishtinë-Deçan me 4.976, 376.80 euro

Arbotec, Prishtinë me 2.064,660.00 euro

Drini Company, Prizren me 2.778,026.00 euro

Graniti Istog me 4.885,432.80 euro

Integral+Tali, Prishtinë-Gjilan me 3.715.561.20 euro

Beni Com+Kalabria, Prishtinë me 3.070,114.00 euro

Famis Co, Suharekë me 2.597,032.36 euro

Victoria Invest INT, Suharekë me 2.239,902.00 euro

Geci, Tiranë me 7.761,734.00 euro

Alko Impex, Prishtinë me 2.222,220.12 euro
 

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s’kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.

Na ndiqni në