HIB Petrol, sërish tatimpaguesi më i madh në Kosovë

Buxheti i vendit për vitin e ardhshëm i miratuar nga Qeveria do të jetë për herë të parë 2 miliardë euro. Për tu bërë ky buxhet gati një e pesta e të hyrave janë kontribut i top dhjetë kompanive të vendit, listë kjo e kryesuar nga kompania HIB Petrol, që bënë shitjen e derivateve.

Nga të dhënat e fundit të Doganës se Kosovës, Kompania private HIB Petrol, me pronar Ibrahim Bucaliu, është aktualisht tatimpaguesi më i madh në Kosovë. HIB Petrol, është kompani e importit dhe shitjes së karburanteve.

Kjo kompani, e themeluar në vitin 1992. HIB Petrol e cila për aktivitet kryesor ka importin dhe shitjen e karburanteve, është tatimpaguesi më i madh gjatë vitit 2016, me 60 milionë euro të derdhura në arkën e shtetit të Kosovës.

Në bazë të të dhënave të siguruara nga Doganat e Kosovës, HIB Petrol kryeson dhjetë kompanitë më të fuqishme në vend të cilat kanë paguar miliona euro taksa gjatë vitit 2016.

Nga këto të dhëna del edhe një detaj tjetër, që tregon se tregu i karburanteve pavarësisht me problemeve rreth fiskalizimit, është ndër kontribuuesit më të mëdhenj në arkën e shtetit.

Përveç HIB Petrol-it si taksapaguesi më i madh në vend, në listën e top dhjetë kontribuuesve janë edhe kompani të tjera me veprimtari të ngjashme. Lab-Oil, gjatë kësaj periudhe i ka kontribuar buxhetit të vendit me 38 milionë euro, duke u renditur e treta pas HIB Petrol, listë që pasohet më pas me kompanitë Buqaj si e treta, Ex-Fis , Prima Tobacco, e Al Petrol.

Gjithashtu, duhet theksuar se për kompaninë HIB Petrol tashmë kjo është bërë një traditë, pasi viteve të fundit, ajo vazhdon të jetë në krye të listës së tatimpaguesve më të mëdhenjtë në vend. Kompania Hib Petrol në vitin e kaluar po ashtu ishte shpallur tatim paguesi më i madhe, duke dedhur në arkën e shtetit mbi 52 milionë euro.
 

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.