Gashi kandidat për një çmim të madh në Amerikë

Shkëlzen Gashi është kandidat për çmimin “Debutuesi i vitit” në elitën e futbollit amerikan (MLS), pasi po shkëlqen me skuadrën e Colorado Rapodtis
Shkëlzen Gashi ka qenë një ndër protagonistët e Colorado Rapids, duke e ndihmuar skuadrën nga Denveri të sigurojë pjesëmarrjen në “play off” katër javë para përfundimit të sezonit të rregullt.

Pasi ka fituar një sërë çmimesh gjatë muajve të fundit, një tjetër vlerësim vjen për sulmuesin shqiptar Shkëlzen Gashin. Ky i fundit është përzgjedhur mes pesë kandidatëve për çmimin “Debutuesi i vitit”, që vlerëson lojtarin më të mirë në sezonin e të parë në ligën amerikane të futbollit (MLS).

28-vjeçari ka shënuar tetë gola dhe ka kontribuuar me katër asistime, shifra pozitive duke pasur parasysh faktin që Gashi nuk ka luajtur si sulmues i parë si dhe ka qëndruar pa luajtur për disa javë si pasojë e një dëmtimi.

Ai vlerësohet nga mediat amerikane për nuhatjen para portës dhe gjuajtjet nga larg, ndërsa si pikë e dobët cilësohet pamundësia për të dhënë pasin e fundit brenda zonës.

Rivalët e Shkëlzen Gashit këtë vit janë: Jelle Van Damme, Ashley Cole (LA Galaxy), Carlos Gruezo (FC Dallas) dhe Nicolás Lodeiro (Seattle Sounders)

Sezonin e kaluar këtë çmim e kishte fituar sulmuesi italian Sebastian Giovinco, i cili pati paraqitje të mira në sezonin e parë  me Toronton.

  

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.