Shevchenko: Kemi dy finale, e para ndaj Kosovës

Trajneri i kombëtares së Ukrainës, Andriy Shevchenko ka deklaruar se ekipi i tij ka dy finale për të zhvilluar, por së pari është ajo ndaj Kosovës.

Kosova e pret në “Loro Boriçi” kombëtaren ukrainase këtë premte, 6 tetor, për të zhvilluar ndeshjen e parafundit në kualifikimet për Botëror, transmeton Koha.net.

“I kemi dy finale deri në fund të këtij cikli eliminator. Finalja e parë është ndaj Kosovës dhe njëherësh kjo është ndeshja më e rëndësishme, të cilën duhet të fitojmë. Këtë ua kam bërë me dije të gjithë futbollistëve, pasi nuk kemi opsion tjetër”, është shprehur Shevchenko.

Ai më tutje ka shtuar se, “të gjithë në ekip janë të gëzuar dhe të gatshëm. Jemi në pritje të dy ndeshjeve të rëndësishme, të cilat do të vendosin për fatin tonë në grup. Është shumë me rëndësi për ne që të përfundojmë në pozitën e parë në grup, pasi ky edhe është synimi”.

Ndeshjen e fundit Ukraina e zhvillon ndaj Kroacisë më 9 tetor.

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.