Lajmet e Fundit:

09:30 | Tre kandidatë për kryetar të LDK-së- Lidhja Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se në shtator do të mbajë...09:22 | Humb një djalë në Ferizaj- Një djalë nga Ferizaj është zhdukur që nga data 21 Korrik dhe nuk...09:12 | Pazaret me postin e Kryeprokurorit të Shtetit- Ismet Kabashi ka pirë kafen e mëngjesit të enjten me Enver Hasanin. Kryeprokurori...09:08 | Pezullimi i Mustafës shtyn, por nuk zgjidh krizën- Pezullimi i postit të kryetarit të Kuvendit deri në marrjen e vendimit...09:01 | Me zgjedhjet e reja humbin LDK-AAK-Nisma- Anëtari kryesisë së PDK-së, Zenun Pajaziti, ka hedhur poshtë pretendimet e...16:46 | Sejdiu rikthehet me agjendë politike- Ish-presidenti Fatmir Sejdiu, njëherësh edhe kryetar nderi i Lidhjes Demokratike të...16:43 | Haradinaj: Lajmi për aktakuzë ndaj meje i sponsorizuar nga Hashim Thaçi- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar...15:44 | Proteza nga diamanti që kushton 152.000 dollarë (Foto)- Një dentist që ka puntorin në qytetin e Dubait ka punuar një protez për...15:01 | Ja çfarë i bën sheqeri trurit- Nuk është fshehtësi që ngrënia e sheqerit ju shton peshë. Studimi i...14:54 | 5 Kategoritë e njerëzve që nuk duhet të agjerojnë- 1. Gratë gjatë lehonisë apo mestruacioneve. Profeti sal-lallahu alejhi ue selem ka...14:42 | Çfarë mund ta lëndojë foshnjën gjatë shtatzënisë- Kafshët dhe ushqimi -Rreziku më i madh i cili vjen nga kafshët është...14:31 | Shpati i çmendur pas gjoksit të Fjolla Morinës (Foto)- Këngëtarja kosovare Fjolla Morina ka publikuar një foto të bërë...13:15 | Sonte nisin ditët e diasporës, manifestimi qendror në Prekaz- Nën udhëheqjen e Ministrisë së Diasporës, në bashkë- organizim me...13:14 | Yjet që kanë erë të keqe- Ata ose nuk kanë kohë për t’u larë ose nuk u pëlqejnë produktet...13:04 | A e di Flori që është ‘’zënë’’?- Flori Mumajesi është i adhuruari i vajzave. Këngëtari i hitit ‘’Ta...

Drita me shtatë përforcime, synon kreun e tabelës

24.07.2013 14:41

 

 

Skuadra e futbollit Drita nga Gjilani, ka shtuar apetitet e saj për kampionatin e ri pasi ajo ka ofruar afër vetes hiq më pak se shtatë përforcime të reja. Kohë më lapër ajo kishte angazhuar  edhe trajnerin e ri dhe se kjo skuadër sipas drejtuesve  të klubit,  po përgatitet për të ofruar lojëra të mira, kënaq publikun, e pse jo edhe për të synuar kreun e tabelës.

Përforcimet e reja të kësaj skuadre janë: Xhevdet Mulliqi - sulmues / i ardhur nga Trepça,  Fidan Hasani  mbrojtës / i ardhur nga Hysi,  Florim Berisha - mesfushor / i ardhur nga Ferizaj,  Mirsad Idrizi – mbrojtës /  i ardhur nga Ferizaj Ridvan Emini – mbrojtës / i ardhur nga  Vitia, Egzon Cana - mesfushor / i ardhur nga  Gjilani  dhe Vllaznim Jashari - mesfushor anësor / i ardhur nga  Gjilani, ka bërë të ditur Ismajl Rashiti, kryetar i Klubit.

Sipas tij,  në skuadër është krijuar rregulli dhe disiplinë dhe po punohet shumë. “ Klubi ka krijuar stabilitet dhe kryesia është e vendosur  për të mos lejuar askush ta prish këtë atmosferë të mirë, madje janë paraparë ndëshkime drastike edhe deri në suspendim sepse nuk do të lejojnë asgjë të dalë jashtë kontrollit e të prishet kjo atmosferë në klub”,  ka thënë Rashiti për Portalin 2lonline.

Sipas tij, synimet e skuadrës bardhë e kaltër janë  ofrimi i lojërave të mirë dhe joshëse për simpatizuesit e  flaktë “intelektualët”,  e pastaj, pse jo, të synohet edhe pjesa e epërme e tabelës dhe vet kreu i saj.

Sipas tij, edhe me ardhjen e trajnerit të ri Musa Selimi, është krijuar një frymë  e mirë në ekip. Selimi po i mbanë stërvitjet si timonier i këtij klubi dhe pritet angazhimi i të gjithëve në klub për arritjen e rezultateve të dëshiruara për klubin, qytetin dhe tifozët më të zjarrtë në rajon, Intelektualët.

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s’kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.

Na ndiqni në