Lajmet e Fundit:

09:34 | Nuk ka pasur trafikim organesh të serbëve dhe as krim të organizuar nga UÇK- Nuk ka prova për trafikim të organeve të njerëzve, nuk ka prova për krim...09:19 | 9 gjërat që nuk i dinit për Hënën - Sikurse edhe trupat e tjerë qiellore, edhe Hëna, sateliti i vetëm dhe trupi qiellor...09:17 | Pasuria 30 milionëshe e sekuestruar- Gazeta “Zëri” ka arritur ta sigurojë listën me emrat e politikanëve...09:13 | Xhabir Hamiti flet pse krerët e BIK-ut nuk u ftuan në iftar nga Amerika - Ligjëruesi në FSI dhe ish-kryetar i Kuvendit të Bashkësisë së...09:07 | Masakra e pesëfishtë, për fejesën e mbesës- Merushja mbarte emrin e gjyshes së saj. Kishte shërbyer prej vitesh si një ogur i...09:00 | Ja kush janë sozitë e futbollistëve - FOTO- Shpesh thuhet se mes personazheve të botës së futbollit dhe botës së...08:56 | Ekzekutohet me kallash një 27 vjeçar - Një 27-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri në qytetin e...08:52 | Të gjithë drejtë Gjykatës Kushtetuese - Gjykata Kushtetuese po kthehet në organin kryesor për formimin e institucioneve të...08:45 | Ja cilat janë kushtet e ‘Srpska-s’ për mandatarin për kryeministër- Bartësi i listës, Aleksandër Jabllanoviq, thotë deputetët e subjektit...08:40 | Treshja nuk e do PDK-në as në qeveri gjithëpërfshirëse- Treshja LDK-AAK-Nisma me asnjë çmim nuk do të pranojnë që të...22:57 | Luftëtarët e ISIS-it i vënë flakën flamurit palestinez - VIDEO- Një gjë e pazakontë ka ndodhur në mesin e disa luftëtarëve për...22:50 | Ambasadorja amerikane thotë se në Kosovë nuk ka krizë politike - Gjithandej vlerësohet se Kosova është futur në një krizë politike,...22:30 | Thaçi promovon turizmin vendor për bashkatdhetarët - Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi ka thënë se Kosova ka shumë...22:27 | Clint Wiliamson: Asnjë fjalë në Beograd- Raporti i Williamson pritet të bëhet publik me 28 korrik, në Bruksel dhe...18:02 | “Më fal”, nga Stresi dhe Arbëresha (Video)- “Më fal” quhet projekti i ri muzikor që ka sjelli reperi nga Shqipëria,...

Top Channel hedh në gjyq Saimirin e Fiksit

09.11.2013 09:40

Ikja nga Top-Channel dhe prishja e kontratës me këtë television, në një kohë kur sezoni i ri kishte filluar do i kushtojë rreth 11 mijë euro Saimir Kodrës. Kjo është shuma që ky televizion kërkon nga Kodra, i cili u largua në fund të shtatorit pas nënshkrimit të kontratës me një tjetër televizion. Oferta e lartë e bërë nga Agon Channel, prej 12 mijë eurosh në muaj bëri që moderatori prej një dekade t’I thoshte lamtumirë studios së qindra denoncimeve e investigimeve që kanë  prekur politikën e thuajse çdo aspekt të jetës së shqiptarëve.

Objekti i çështjes që tashmë do e ndjek gjykata paraqitur nga subjekti Top-Channel është; “Konstatimin e zgjidhjes së paligjshme të Kontratës së Punës nga i padituri, dhe mospërmbushjen e detyrimeve të të paditurit që rrjedhin nga kjo kontratë; Detyrimin e të paditurit të zbatojë marrëveshjen e ndalimit të konkurrencës’ dhe të paguajë shumën prej 1,612,224 (një milion e gjashtëqind e dymbëdhjetë mijë e dyqind e njëzet e katër) lekë si rrjedhojë e shkeljes së detyrimit të ndalimit të konkurencës”. Ndërkohë pas ikjes së Saimirit, vendin e tij e zuri gazetarja Fjori Dardha, e cila duhet thënë ia ka dalë të jap më të mirën e saj. Veç kësaj Fjori është pritur mjaft mirë nga publiku e duket se ia ka gjetur telat edhe Doktorit, me të cilin si fillim janë kuptuar maksimalisht. (shqiptarja)
 

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s’kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.

Na ndiqni në