Jolie e tradhtoi Pittin me një miliarder

Një lajm tronditës vjen pas shkurorëzimit të Angelina Joliet dhe Brad Pitt.
Burime për revistën ‘’Star’’ kanë rrëfyer se Angelina e ka tradhtuar Pitt në gjashtë muajt e fundit me një miliarder të martuar.

“Nuk jemi të sigurt nëse është tradhti, pasi “Angie e ka pranuar që ka rënë në dashuri me një tjetër dhe këtë ia kishte treguar bashkëshortit të saj”, u shpreh i njëjti burim për këtë revistë.

Pas aludimeve se Jolie mund të jetë ndarë nga Brad për shkak të një flirti me Pitt, ky miliarder i hedh poshtë lajmet se aktori mund të ketë qenë shkaktar i divorcit të shekullit.

“Atyre iu është dashur të shprehin ndjenjat për njëri-tjetrit, por janë takuar fshehurazi sa herë që kanë dashur këto 6 muajt e fundit”. Kush është ky mashkull misterioz? Ai është një miliarder, pasuria e të cilit arrin 1 miliard dollarë dhe ashtu si Angelia, ka financuar shumë fushata e fondacione humanitare. “Ata janë takuar në shumë evente bamirësie, si në SHBA edhe më gjerë. Ai është shumë simpatik, me prejardhje nga Lindja e Mesme, ndërkohë që është arsimuar në Oxford. Tërheqja mes tyre ishte e menjëhershme”, ka përfunduar burimi për ”Star”.

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s’kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.