Xhesika e O’sa mirë i bën dedikimin e parë të dashurit të saj, Brunos

Arta Nitaj, aktorja e serialit ‘O sa mirë' ka rënë kokë e këmbë në dashuri.

Përvec fotografisë që publikoi me të dashurin e saj të ri Brunon, tani po vjen edhe me mesazhe të ‘koduara' dedikuar atij.

Dhe ajo s'mund të ishte më romantike se kaq. Përmes një fotografie publikuar në Instastory, ajo ka përçuar mesazhin se Bruno është djali perfekt për një vajzë.

“Dhurata më e mirë që një burrë mund t'i bëjë një gruaje, është koha e tij, vëmendja dhe dashuria e tij”.

E më pas ka shtuar: “Ai është perfekt”. Çifti i ri duket se e ka nisur mbarë, dhe e tëra që mbetet është t'iu urojmë lumturi e lidhje të gjatë. 

 

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.