Lajmet e Fundit:

21:54 | Kosova dhe Serbia më nuk e pyesin BE-në për vizitat e zyrtarëve- Kosova dhe Serbia tashmë do të komunikojnë direkt për vizitat e zyrtarëve...21:51 | Ligji zgjedhor dhe FAK-u, pastaj zgjedhjet - Zv.kryeministri Hajredin Kuçi, sonte në Klan Kosova, ka thënë se Kuvendi do...21:46 | Ukë Krasniqin do ta qeth Steven Gerrard - Tifozi kosovar i Liverpoolit, Ukë Krasniqi, që mori famë si tifozi që nuk ka...19:01 | Si ta lidhni krevatën shpejtë dhe lehtë (VIDEO)- Ndoshta ju ka thënë dikush se jeni i pashëm, ndoshta keni stil të veshjes dhe...18:51 | Thaçi: Fitorja e Majlindës dhurata më e mirë e ditëlindjes- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, menjëherë pas fitores së Majlinda...18:40 | Kujt i kushtoi këngë Elvana Gjata?- Këngëtarja atraktive, Elvana Gjata, ka gati projektin më të ri. Në profilin...18:36 | Adriana Lima në krizë - Siç raportojnë mediat e huaja njëra prej femrave më të bukura në...18:29 | Shpendi – Dardanit: Me kishën merrem unë - Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka replikuar me Ministrin e Ambientit dhe Planifikimit...18:22 | Sa kohë mund të durojnë femrat pa bërë seks?- Sa kohë mund të durojnë femrat pa bërë seks? Kjo është një...18:20 | Papa Françesko bekon fëmijën e çiftit kryeministror (VIDEO)- Papa Françesko ka bekuar sot foshnjë që bashkëshortja e kryeministri, Linda...18:17 | Shteti i Kosovës shpërblen me 20 mijë euro kampionen Majlinda Kelmendi - Majlinda Kelmendi sot ka fituar medaljen e artë në Kampionatin evropian të xhudos...18:13 | Festë e “nxehtë” me kllounin (Foto)- Pozoi nudo në kopertinën e revistës ‘Rolling Stone’ para disa kohësh...18:08 | Rita Ora përlahet me prezantuesin për kinse aferën me Jay Z (Video)- Ylli i muzikës pop Rita Ora është përplasur me një DJ të një...18:02 | Cilat pjesë të trupit të meshkujve janë më tërheqëse për femrat- Sytë janë pjesa më tërheqëse për femrat tek meshkujt. Kështu...18:00 | Majlinda rrah rusen, shpallet kampione evropiane- Majlinda Kelmendi ka arritur një tjetër sukses të madh për vetën dhe vendin...

Loja me letra “Pishpirik” tani edhe në Facebook

11.02.2013 20:04

 

 

Adhuruesit e lojës së njohur me letra Pishpirik nuk kanë nevojë që të kufizohen vetëm në ambiente shtëpiake. Tani ata kënaqësinë e luajtjes së pishpirikut mund ta ndajnë fare lehtë edhe me miq, shokë, familjarë jo vetëm jashtë shtëpisë, qytetit por edhe jashtë Kosovës. Mjafton të kenë qasje në internet dhe të kenë llogari të regjistuar në rrjetin social të Facebookut. Gjithnjë i ka pëlqyer loja me letra, sidomos ajo e pishpirikut, të ciën e ka luajtur pa pritesë për orë të tëra në shtëpinë e dajës së tij. I ngacmuar nga ngazëllimi i lojrave popullore që luhen me letra Floriment Klinaku, ka filluar të mendojë për Pishpirikun si një lojë që mund të luhet edhe në internet – ashtu me letra virtuale. Që nga shkolla e mesme Florimenti së bashku me shokun e tij Alket Rexhepin kanë filluar të mendojnë që këtë ide ta bëjnë biznes komercial. Disa vjet më pas ata e lansuan lojën ndërsa aktualisht po mendojnë sesi të gjenerojnë para me lojën e tyre Pishpirik e cila tashmë mund të luhet edhe në Facebook – rrjetin më popullor social në botë. Sipas Floriment Klinakut një koncept që Puntoria Sh.P.K po e zhvillon aktualisht është formimi i ekipeve dhe mbajtja e kampionateve në Pishpirik. Pishpiriku u lansua të hënën me 11 shkurt në ambientet e Innovation Centre Kosovo në Prishtinë.
 


“Pishpiriku ndodhet në facebook dhe mund ta kërkoni në search bar, loja tani është duke u ngarkuar, loja pishpirik mund të luhet me shokët në facebook”, tha Floriment Klinaku në prezantimin e parë publik të versionit beta të lojës Pishpirik. Pishpiriku në facebook mund të startohet duke ftuar shokët që ndodhen në rrjet ose duke klikuar mbi opsionin që të lidhë me lojtarin që dëshiron të luaj, tregon Florimenti duke iu sqaruar të pranishmëve në Innovation Centre Kosovo (ICK) mundësitë e përzgjedhjes së lojtarëve.
“Para 4 muave kemi aplikuar me idenë për me ba një kompani të lojrave, kemi aplikuar në ICK dhe jena pranuar kurse punës tonë 4 mujore u janë bashkagjitur Atdheu dhe Pllumbi, krejt kjo çka po shihni është meritë e tyre, Atdheu e ka bërë dizajnin e lojës kurse Pllumbi e ka bërë programinin e lojës dhe krejt këto efekte të bukura, një pjesë të punës të serverit e kam bërë unë”, tha Klinaku duke shtuar se një pjesë e falenderimit shkon në drejtim të Innovation Centre Kosovo (ICK). ICK e ka ndihmuar Puntorinë me hapësirë të zyrës, trajnime, konsulencë dhe i ka ndarë grant - me të cilin është blerë serveri në ShBA.
Mbijetesa financiare e kësaj loje do të varet nga reklamat potenciale – vendin e të cilave Puntoria tashmë e ka caktuar. “Këtu është një hapësirë me të cilën mendojnë të bëjmë para, në ofertën tonë është edhe vendosja e domenit dhe vendosja e një llogoje të klikueshme”, thotë Klinaku duke shtuar se në Pishpirik do të ketë edhe lajme të sponsorizuara që iu vijnë lojtarëve nga kompani që lansojnë produkte të reja.
 



Kurse Uranik Begu drejtor ekzekutiv i ICK-së tha se kompania Puntoria me plotë kuptimin e fjalës e ka arsyetuar emrin e saj me punën e palodhshme të bërë gjatë periudhës së fundme të pranisë së tyre në inkubatorin e ICK-së. “Si rezultat i kësaj është lansimi i Pishpirikut produkit të tyre të parë. Tani  ne duhet t’iu ndihmojmë atyre në të bërit biznes duke iu asistuar në gjetjen e klientëve potencialë”, shtoi Begu .
 



Lansimi i lojës “Pishpirik” në Facebook sipas Jan Braathu – ambasadorit norvegjez në Kosovë është një arritje e madhe për kompaninë Puntoria. “Unë dua të përgëzoj ekipin Puntoria për këtë arritje të tyren, kjo është diçka e mrekullueshme ju po lansoni beta verzionin e lojës tuaj Pishpirik për të cilën nuk di shumë por të cilën do ta testojë më vonë”, tha përfaqësuesi diplomatik i Norvegjisë në Republikën e Kosovës.  Braathu shtoi se “Puntoria ka arritur të krijojë një produkt për të cilin kemi pritje të mëdha jo vetëm në Kosovë dhe Shqipëri por edhe në rajonin e gjerë të ballkanit perëndimor”. Ai e përgëzoi për punë e bërë edhe Innovation Centre Kosovo që ka ndihmuar në mbështetjen e kësaj ngjarje.
Inkubatori i ICK-së i mbështetë ndërmarrësit dhe bizneset përmes mentorimit, konsultimit, trajnimit dhe me qasje në zyra dhe objekte për konferenca. Inkubatori ofron një  ambient angazhues për komercializimin e ideve të shëndosha për biznes dhe vizibilitet në treg për ndërmarrjet e reja dhe ato ekzistuese. Innovation Centre Kosovo  është i pajisur tërësisht për zhvillim të ndërmarrësisë dhe biznesit, të fokusuar veçanërisht në teknologjinë e informimit dhe komunikimit (TIK). ICK veçmas shërbimeve të inkubatorit ofron edhe trajnime të ndryshme. Disa nga trajnimet që ofron ICK-ja janë trajnimi për programim në IOS, ueb dizajn,




Athene Prosjektledelse nga Norvegjia dhe Shoqata për Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit (STIKK) në Kosovë, janë themeluesit e ICK-së, ndërsa Crimson Capital LLC Kosovë, është partneri kryesor bashkëpunues.  ICK financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë.

 

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s’kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.

Na ndiqni në