Si me u kujdesë për lëkurën e fytyrës?

Lëkura e papastër dhe problematike gjithnjë e më shumë po lihet anash nga adoleshentët e sotëm. Gjithnjë e më shumë femra në moshën e ’20 dhe 30-të kanë probleme me lëkurën në formë të puçrrave, akneve etj.. Ndoshta nuk ju duket ashtu, por lëkurës sonë vërtet i nevojitet trajtim i veçantë.

- Duart e pastra: Imtësitë të cilat shumica e femrave i harrojnë-para larjes së fytyrës duhet t’i lani duart, sidomos gishtat. Duart janë “strofull” e baktereve. Nëse para larjes së gishtërinjve e lani lëkurën tuaj me ndihmën e gjeleve të ndryshëm rrezikoni me transmetimin e baktereve në lëkurë. Herën tjetër më parë lani duart me sapun, dhe pastaj filloni me pastrimin e lëkurës.

- Uji: Rregulla të cilën duhet ta mbani në mend-uji i nxehtë i hap poret, derisa i ftohti i mbyll. Ritualin tuaj të përditshëm të pastrimit fillojeni me ujë të nxehtë, në mënyrë që lëkurën tuaj ta pastroni sa më thellë, dhe përfundojeni me ujë të ftohtë që t’i mbyllni përsëri poret.

- Kujdesi: Papastërtia. Ndotja. Djersitja. Grimi. Të gjitha këto i bllokojnë poret. Nuk guxoni që fytyrën tuaj ta harroni as në mëngjes as në mbrëmje, por as gjatë ditës. Natyrisht me këtë nuk guxoni ta teproni. Në mëngjes është e mjaftueshme ta shpërlani vetëm pak fytyrën, që në mënyrë natyrale t’i largoni papastëritë të cilat gjatë mbrëmjes janë mbledhur. Vendosni krem hidratues. Assesi mos vini pudër apo grim tërë ditën në fytyrë. Kur të ktheheni nga puna, apo shëtitja gjithsesi largojeni grimin.

- Pajisjet: Besoni apo jo shpesh nuk është lëkura fajtore për të gjitha parregullsitë. Kur e keni pastruar për herë të fundit ekranin e telefonit tuaj celularë, dëgjuesen e telefonit në punë apo syzet e diellit? Të gjitha këto gjëra kanë kontakt të rregullt me fytyrën tuaj, të cilat duhet që të pastrohen vazhdimisht pasi që në sipërfaqen e tyre mblidhen numër i madh i baktereve.

Pra, në qoftë se dëshironi që të keni një lëkurë të mirë të fytyrës atëherë duhet t’i keni parasysh gjërat e lartpërmendura.

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.