Shkencëtarët britanikë ndalojnë procesin e plakjes

Zbulimi i madh nga shkencëtarët britanikë mund të ngadalësojë apo edhe ta ndal procesin e plakjes.

Dobësimi i trupit teksa plakemi apo nga sëmundjet si Alzheimer të shkaktuara nga plakja mund të ngadalësohen apo të ndalen tërësisht nga një zbulim i madh nga shkencëtarët britanik, shkruan The Mirror.

Shkencëtarët e universitetit Nottingham zbuluan një proteinë, e cila gjendet brenda qendrës elektrike të një qelize, dhe ka një rol të rëndësishëm në procesin e plakjes

Zbulimi, siç transmeton kp, mund të dërgojë në zbulimin e ilaçeve të reja për të ngadalësuar efektet negative të plakjes në trupin tonë apo të përgjysmojnë zhvillimin e sëmundjeve neurodegjenerative siç janë Alzheimer dhe Parkinson. 

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s’kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.