Kjo pritet të ndodhë me 5 Tetor, mbajini sytë nga qielli!

Vendosni alarmin në 5 tetor sepse ‘hëna e të korrave’ është një fenomen i pazakontë që nuk duhet ta humbisni.

Hënën e plotë të tetorit, e quajtur ndryshe ‘hëna e plotë e gjuetarit’, do ta shihni në 5 tetor, një hënë 100% të plotë që do të vijojë të duket e plotë edhe për disa ditë në vazhdim dhe do ta shfaqet pak pas perëndimit të diellit.

Një vit më parë shumë njerëz dëshmuan ‘superhënën’, e cila ndodhej aq pranë tokës sa dukej gjigande. Falë afërsisë së tyre me horizontin, hëna e tetorit do të jetë shumë e shndritshme, me tonalitete të portokallisë, të verdhës ose të kuqes.

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.