Joshja, arti i lashte njerezor ne doren tuaj

 

 

Femra e pare, e cila e provoi joshjen ishte Eva. I mjaftoi vetem nje kokerr molle per te joshur Adamin, por ne ate kohe nuk kishte aspak konkurrence. Ndersa ne jeten e perditshme duhet edhe me shume strategji te sakta, fantazi, krijimtari dhe pak ekzotizem.

Pikerisht keto detaje mund ta bejne diferencen dhe te ndezin zjarrin e pasionit te nje cift, ose te dhurojne momente pasioni dritheruese per ata qe jane beqare.

Nese beni pjese tek ekspertet e seksit, atehere bejeni edhe jeten tuaj me interesante nen carcafe, duke u frymezuar nga ikonat dhe ritualet erotike te vendeve te ndryshme te botes.  Per shembull, pohon futbollisti i famshem, Ronaldo, brazilianet te joshin duke “folur me nje gjuhe trupore”. Ne France meshkujt qe jane romantike, te zote, inteligjente, te afte per te joshur, nuk dalin kurre nga moda.

Meshkujve gjermane u duket shume joshese nje vajze e turpshme me nje buzeqeshje te bukur. Nje paraqitje e kendshme te ndihmon gjithmone dhe kudo, por ne Japoni eshte mire qe ky virtyt te shoqerohet me nje kulete. Ne vendet latine, para bukurise te josh pushteti, ndersa ne Evropen Veriore pelqehet bukuria e shpirtit te lire, e cila eshte nje menyre e thjeshte per te rene ne dashuri me shikim te pare.

Le te nisemi nga ikona simbol e joshjes, e cila eshte braziliane. Te ndenjurat e saj jane te rrumbullakosura dhe mbajne veshur tanga superseksi.

Format trupore sensuale te brazilianeve seksi dhe keshillat e joshjes dhe sensualitetit, qe ne Brazil trashegohen nga nena te bija gjate brezave, behen mesim. Te ndenjura te bukura prej brazilianeje, ose me sakte te rrumbullakosura e te forta, te joshin me shume nga c‘mund te mendohet.

Per sa u perket tangave, legjenda tregon se kostumi i pare i ketij lloji ka lindur ne Ipanema, plazhi i Rio de Zhaneiros ne vitin 1972. E para qe e ideoi dhe e veshi kete kostum banje te “reduktuar” ka qene nje zonje braziliane, e cila do t‘i bente vete modifikimet kostumit te saj te banjes per te notuar me lehte ne nje feste ne plazh.

Sipas legjendes, thuhet se ajo u mbyll menjehere ne nje manastir, pas skandalit qe beri vete. Menjehere pas asaj ngjarjeje, vajzat e reja braziliane viheshin ne gare me njera-tjetren per te veshur “fijen interdentale”, nje sinonim, pa pasur nevoje per perkthim: nje kostum i mrekullueshem qe veshtire te gjendet ne treg.

Nga “caliente Brasil” (Brazili i nxehte) drejtohemi ne Japonine e “permbajtur”, ku ritualet e dashurise ndjekin ritmet e lehta dhe seksuale te geishave. Jane ato ikonat e joshjes, ne nje vend ku arti, bukuria dhe sensualiteti misherohen ne figuren femerore.

Qellimi i nje geishe eshte te arrije te perfaqesoje misherimin perfekt te “iki”-t, norme estetike, mbi te cilen bazohet thelbi i te qenit japoneze. Per ne, perendimoret, perfaqeson nje te “mire” te madhe ne kuptimin estetik. “Iki” eshte nje stil, sjellje, esenca e joshjes qe zgjedh rrugen me te veshtire te ndryshimit dhe pershtatjes se shpirtit me cdo bashkebisedues.

Nje geishe duhet ta ruaje gjithnje ne vetvete artin e saj.”Nga geisha buron embelsi, kuptueshmeri dhe falenderim. Efekte qe mund te fitohen duke shmangur gjestet e nxituara, mbrojtese dhe te mbyllura, por edhe duke u ‘veshur‘ nga nje stil i thjeshte, pa shume aksesore, nje stil qe le trupin te flase”, shpjegon nje psikoterapist.

Sigurisht qe edhe shikimi eshte shume i rendesishem, ai i nje geishe eshte i pakapshem dhe i matur.”Nen veshje, nje geishe mund te ngjalle gjithnje shume pasion dhe joshje”, shkruan, nder te tjera, nje shkrimtare dhe autore e librit “Arti i seksit japonez”.

Ndersa ne vendet arabe joshja kalon permes “poetikes” se kerthizes, e cila ka nje tradite te pasur letersie dhe qe deri tani eshte pjese e erotizmit te ketij qyteterimi.

Ekzistojne dy emra qe e percaktojne natyren hyjnore te kerthizes (“el-ana” dhe “es sorrana”), pike tipike erogjene, e pasur me “enigma dhe simbole”, qe per ne perendimoret eshte ekuivalente me vaginen. Ne kercimin e gjarprit “levizja e kerthizes eshte shprehje e te gjitha arteve erotike”. Por sot bukuria e kerthizes i ka kaluar kufijte e botes arabe, e cila ishte e para qe e nderoi. E shpuar (me pirsing), e lyer me shkelqyes, dhe nje tatuazh ne te, ajo ka marre nje rol nderkombetar shume te respektuar.

Ndersa kur flitet per fantazine nen carcafe, nuk mund te harrosh Indine, vendlindjen e “Bibles se seksit”, Kama Sutres. Shkrimi antik indian mbi sjelljen seksuale njerezore eshte konsideruar si vepra me e rendesishme ne letersine sanskrite mbi dashurine. Libri eshte shkruar nga Vatsyayana dhe titulli i tij eshte “Vatsyayana Kama Sutra” (“Aforizma mbi dashurine e Vatsyayana”).

“Kama Sutra” permban 35 kapituj te ndare ne 7 pjese, ku cdo njeri prej tyre eshte shkruar nga nje ekspert ne fushen perkatese. Keto jane disa nga temat qe trajtohen ne liber: dashuria legale dhe ilegale, menyra joshjeje, kataloge ledhatimi, ofshama dhe goditje, pozicione erotike nxitese ose te parekomandueshme, sugjerime bashkeshorteve dhe bashkeshorteve, keshilla kurtizane, se si te nisin apo t‘i japin fund nje marredhenieje dhe tipologji te ndryshme njerezore, pershkrime se si mund te kalohet koha e lire, rregulla per t‘u ndjere mire, udhezime per parashikimin e fatit.

“Kama Sutra” trajton profilin e nje shoqerie te larget ne kohe e ne hapesire, e cila kaloi permes rruges se “kama”-s, “deshires”. Pikerisht kjo ka qene edhe deshira e tij per te permbledhur dijen ne nje manual, i cili meson menyra te ndryshme sjelljeje deri ne momentin kur “rrota e ekstazes seksuale rrotullohet plotesisht”.

“Kama Sutra” permban ne total 64 pozicione seksuale te ilustruara me figura. Vatsyayana besonte se ekzistonin 8 pozicione per te bere dashuri, te shumezuara me 8 pozicione per secilen. Ne liber keto pozicione njihen si “64 artet”. Kapitulli qe numeron pozicionet eshte me i famshmi.

Po ne Evrope? Arti i joshjes dhe ritualet e dashurise ndryshojne nga ato te vendeve lindore. Po zgjedhim dy tregues te shumellojshmerise dhe pasurise erotike te kontinentit te vjeter.

Ne France, ikonat e artit te rafinuar te joshjes dhe te te ndjerit kenaqesi jane ushqimet dhe pijet nxitese. Termi “nxites” vjen nga perendesha greke e bukurise, Aferdita, nena e shigjetarit Kupid. Natyrisht nuk mund te prisni qe ushqimet te prodhojne efektet e deshiruara si viagra, e cila vepron nga 14 – 30 minuta.

Por, kur njerezit e lashte zhvilluan teorite e tyre mbi pozicionet e dashurise, ato studiuan formen e ushqimeve. Simbole te thjeshta jane karotat, bananet dhe avokadot. Guaskat e detit, peshqit dhe sheget kane forma qe shprehin seksin femeror. Kryesorja eshte se shume prej ketyre ushqimeve jane te pasura me vitamina dhe minerale, te cilat e ndihmojne organizmin te nxise hormonet ne te njejten menyre si shampanja rrjedh ne nje feste dasme.

Mes ushqimeve afrodiziake, midhjet e detit jane padiskutim me te preferuarat. Duke ngrene 6 midhje, ne organizem formohen 43 miligrame zink, nje mineral qe ka nje rol kryesor ne pjekjen seksuale, prodhohet testosteroni, nje hormon qe rrit deshiren per te bere seks si te meshkujve ashtu edhe te femrave. Vec te tjerash, keto prodhime kane nje sasi te larte dopanine, nje neurotransmetues i rendesishem per prodhimin e endorfines, substanca rregullatore e kenaqesise.Se fundi, arrijme ne Ballkan, ku ikona e bukurise mesdhetare, simbol i erotizmit dhe sensualitetit, eshte Monika Beluci, e cila mbetet prototipi i seks-simbolit, ku cdo mashkull nuk do te mund t‘i rezistonte per asnje sekonde.

Nje batute? Sigurisht qe funksionon. Kjo do te ishte sa per te thyer akullin. Per te vazhduar me tej mjafton nje shetitje ne nje park ose vajtja ne nje lokal. Joshja mund te realizohet kudo, mjafton qe te kete terheqje. Por, edhe kjo fushe, si te gjitha te tjerat, ka truket e veta per te qene te suksesshem. Jane truke “shkencore” te studiuara, te cilat vene ne pune mekanizmin e terheqjes. Duke filluar nga hapi i pare, qe eshte biseda…

Mesazhi

Per shembull, nese ai e kupton. Eshte hapi i pare, ai qe te ben te vazhdosh ose te ndalosh nese e kuptoni se tjetri/a nuk jane te interesuar. Fillimisht, ai qe flet eshte trupi. Monika Mor, nga Universiteti i Uebster ne SHBA, ka studiuar sjelljet “flirtuese” te bera nga grate dhe reagimet e meshkujve qe paten kundrejt ketyre ngacmimeve. Ka pare 52 sinjale trupore, te cilat jane leshuar nga femrat dhe 17 sinjale refuzimi.

“Jane hapa qe fillimisht nisen nga grate, te cilat japin mesazhin fillestar. Nese ky mesazh kuptohet dhe pranohet nga personi tjeter, atehere nis loja e shikimeve dhe e fjaleve me ze te ulet”, shpjegon Monika Mor. “Jane hapa shume te rendesishem ne terheqjen e vemendjes mashkullore”. Ne fakt, grate qe leshojne me teper sinjale interesi kane me teper mundesi per t‘u afruar me seksin tjeter. “Te njejtin shans kane edhe meshkujt, por sigurisht qe duhet te jene me te sofistikuar”, vazhdon Mor. “Testi, i cili vlereson sjelljen e bere nga burrat dhe grate, tregon se meshkujt kane tendencen qe t‘i vleresojne sinjalet pozitive si mesazhe te interesimit, si me te medha se ato te refuzimit. Ne fakt, eshte thelbesore aftesia per te kuptuar reaksionet e tjetrit”, nenvizon Kiara Simonelli, psikologe ne Universitetin e Sapiences ne Rome. “Kjo lejon qe te perqendrohesh ne ate qe te leshon sinjale pozitive, duke anashkaluar ate qe nuk tregon interes”.

Kontakti i pare mund te kaloje mes nje loje shikimesh. “Nje shikim i shpejte, i shkujdesur duke hequr syte, e duke e shikuar perseri eshte nje sinjal i forte joshjeje: komunikon interes dhe terheq vemendjen e tjetrit/es, por shpeshhere ka kuptim te dyfishte dhe nuk shpreh pikerisht ate qe do te doje te transmetoje”, shpjegon Izabela Poxhi, psikologe ne Universitetin e Romes 3.

“Me pas, mund te kete edhe nje shkembim shikimesh, ne te cilen shikimet jane te zgjatura dhe te thella: nje shikim pak me i zgjatur mund te thote shume dhe te transmetoje deshire per afrim”.
 

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që skanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.