Nuk do ta besoni se çka kërkojnë kosovarët në faqet pornografike

Duket se edhe një njohje tjetër ka ardhur nga dikush që nuk e kemi pritur dhe kjo është faqja pornografike “Pornhub”, e cila e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe e ka përfshirë në një anketë të saj
Edhe pse neve na ndajnë barrierat gjuhësore dhe gjeografike nga vëllezërit tanë meshkuj ndërkombëtarë, ekziston një gjë universale për të cilën nuk ka nevojë përkthim dhe as biletë avioni e kjo është pornografia.

Për këtë arsye, faqja më e popullarizuar me përmbajtje pornografike falas, “Pornhub”, përmes një ankete ka vendosur të gjejë përgjigjen për pyetjen e madhe: cilat shtete, qytete dhe vende mund të qëndrojnë më gjatë duke shikuar pornografi.

Dhe ajo që për ne është më e rëndësishme në këtë anketë, është se janë përfshirë edhe vendet, pra popujt e Ballkanit.

Sa i përket shqiptarëve, si ata të Shqipërisë, po ashtu edhe ata të Kosovës, ata kalojnë mesatarisht 7 minuta e gjysmë pa ndërprerë në një faqe pornografike, çka është e barabartë me kroatët, ndërsa boshnjakët dhe serbët kalojnë rreth 7 minuta.

Por një fakt tjetër interesant që del nga kjo anketë, është se shqiptarët më së shumti i pëlqejnë videot ku në plan të parë janë të pasmet.

Këtë preferencë e kanë edhe boshnjakët dhe maqedonasit, ndërsa serbët dhe kroatët më shumë pëlqejnë gjinjtë.

Por shqiptarët gjithashtu preferojnë edhe femrat me këmbë të gjata dhe në këtë fushë qëndrojnë lart në këtë listë.

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s’kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.