Çfarë ndodh me ujin e pishinës kur ka urinë?! A është aq e rrezikshme sa ç’thuhet?

Pishinat që shkojmë ne, të paktën këtu në Shqipëri, me siguri që kanë ca ‘njolla’ urine brenda. Në mos nga të rriturit, nga fëmijët.Përveç saj, ka aty shenja të flokëve, djersës, lëkurave të vdekura…të gjitha ato që çlirohen nga trupi kur laget në ujë. E shpifur?!

Po por nuk mbaron me kaq!

Një grup kërkuesish nga Universiteti i Pekinit, kanë bërë studime për të kuptuar se çfarë ndodh me ujin kur dikush urinon në të.Sipas tyre, azoti në përmbajtje të urinës reagon me klorin duke çliruar një klorur cianogjeni , një gas toksik.

A është për t’u shqetësuar?

Sipas tyre, nuk është rasti për t’u larguar përfundimisht nga pishinat. Përqendrimi i elementëve kimikë në një sipërfaqe mesatare pishine, është aq i vogël sa nuk mund të jetë i rrezikshëm.Në testet e zhvilluara në laboratorët e tyre, shkencëtarët arrijnë në përfundimin se edhe nëse pini pak nga uji i pishinës, nuk helmoheni!

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.